"Është situata më serioze që pas luftës në Kosovë"

“Është situata më serioze që pas luftës në Kosovë”

Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti iu është drejtuar qytetarve të vendit me një video-mesazh.

Ai thotë se situata është nën kontroll, por kjo sipas Kurtit nuk duhet të na jap liri. Ai ka bërë që qytetarët të tregohen të kujdeshëm.

“Virusi COVID-19 transmetohet shumë dhe shpejt. Kjo është situata më serioze që pas luftës kemi pasur në Kosovë. Këtë ditë do të hyjmë në muajin ku mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi, dhe pas këtij muaji, nëse tregojmë kujdes të duhur, do të fillojmë ngadalë të dalim nga kjo gjendje dhe t’ia nisim të gjitha punëve që kemi lënë në mes”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se mënyra e vetme për të përballuar krizën me koronavirus është kujdesi i të gjithëve dhe izolimin si masa e vetme që bota ka vendosur për shkak të koronavirusit.

Kurti zotohet zo se Qeveria në detyrë do të ndihmojë bizneset për të tejkaluar gjendjen e krijuar si pasojë e koronavirusit, teksa deklaron se Kosovës nuk do t’i mungojë as mielli dhe as artikuj të tjerë. Porosit qytetarët që të mos marrin mallra më shumë se sa ju duhet pasiqë sic ka thënë kryeministri do t’u vjetërohen pa i konsumuar

“Ky është një lloj burgu apo arrest shtëpiak, por nuk është vuajtje të kufizohet dalja për një muaj. Nuk duhet të dilni në rrugë vetëm se kur është e domosdoshme, pasi rrezikoni familjarët tuaj dhe të moshuarit. Respektojeni kufizimet e lëvizjes dhe ruani higjienën tuaj”, ka porosi tur Kurti.

Në Kosovë deri më tash janë konfirmuar 94 raste me koronavirus, një prej tyre i shëruar dhe një i moshuar ka vdekur./21Media

Bashkarisht të disiplinuar, ngadhënjejmë të gjithë!

Bashkarisht të disiplinuar, ngadhënjejmë të gjithë!

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 29. März 2020