Në Klinikën infektive po mjekohen 9 pacientë me Covid-19

Aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po mjekohen  9 pacientë me Covid 19, dy  prej tyre në mjekim intensiv. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë kumtoi  6 raste të reja me Covid 19, të gjitha nga komuna e Prizrenit. Në Drejtorinë e shëndetësisë në këtë komunë thonë se të gjashtë rastet janë anëtarë të një familjeje./21Media