Kurti: Jemi në pritje të vendimit të Kushtetueses, jam opotimist për të ardhmen

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se janë duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin për çështjen e presidentit. Sipas tij, kërkohet durim politike për tejkalimin e kësaj bllokade.
‘’Jemi duke e prit akgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të tregojmë përgjegjësi shtetërore dhe durim politik. Jam optimist natyrisht për të ardhmen.’’
Ndërkohë, kryeministri Kurti u ka dërguar ftesë partive të opozitës për takim për arritjen e një marrëveshje politike për presidentin e ri. Por, partitë opozitare kanë thënë se nuk pranojnë të takohen pas pasur një vendim nga Gjykata Kushtetuese.