Kurti kërkon mbështetjen austriake në zhvillimin e sistemit dual të edukimit

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar mbështetje nga Austria në zhvillimin e sistemit dual të edukimit. Këtë kryeministri Kurti e ka kërkuar gjatë një takimi me një delegacion nga Austria, të cilit i prinin deputetët nga Partia Popullore e Austrisë, Martin Engelberg dhe Carmen Jeitler-Cincelli, njëherësh kryetare e Grupit parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.

Kurti gjatë këtij takimi ka theksuar se punësimi dhe reformat në drejtësi kanë qenë premtim i fushatës zgjedhore.

“Për të krijuar vende pune ne na duhen investime”, ka thënë aidhe shpreson se Austria si investitori i katërt më i madh do të vazhdojë investimet në Kosovë, së bashku me mërgatën kosovare në Austri.

Sipas një komunikate nga zyra e kryeministrit, deputetët austriakë e uruan Kurtin për fitoren në zgjedhje dhe i dëshiruan suksese në qeverisje. Tutje thuhet se ata u interesuan për situatën me pandeminë dhe ndikimin e saj në ekonomi, dhe shprehën gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën.

I pari i Qeverisë u shpreh falënderues për ndihmën që Austria i ka dhënë ndër vite popullit të Kosovës dhe për rëndësinë që ka për vendin intensifikimi i bashkëpunimit sidomos në fushën e arsimit./21Media

Back to top button