Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi 4 korrikun, ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti u shpreh se deklarata e pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

“Para 244 vitesh u shpall pavarësia e ShBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t’u çliruar duke shënuar në histori kalimin nga monarkia e sundimi në republikë dhe demokraci. Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë.”, shkroi Kurti në facebook.

Ai u shppreh mirënjohës e falënderues për rolKin e pazëvendësueshëm të ShBA-ve në arritjet e Kosovës. “Shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve.”, shtoi më tutje Kurti.

Dokumenti i Pavarësisë së ShBA-ve ishte ratifikuar më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë./21Media