Kurti: Do të shkoj në Bruksel për të përfunduar marrëveshjen gjithëpërfshirëse

(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë se nuk do të kishte shkuar në Bruksel për të negociuar vetëm për çështjen e targave, por atje do të shkojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor. Ka parime dhe vlera që unë i përmbahem. Ne nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar për oficerët e policisë, prokurorët, doganierët dhe drejtuesit e zyrave të regjistrimit të tokës. Ne jemi atje si përfaqësues të dy shteteve që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Bëhet fjalë për dialog për një marrëveshje në parim, jo ​​vetëm për një dialog për menaxhimin e krizës. Ne nuk kemi nevojë për dialog për hir të dialogut apo për të treguar se Brukseli është aktiv. Nuk do të kisha shkuar në Bruksel nëse do të ishte fjala vetëm për targat. Unë do të shkoj në Bruksel për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, zoti Borrell këmbënguli që ne të nënshkruajmë vetëm një deklaratë në targa dhe ta pretendojmë këtë si një sukses të madh. Ky ishte mosmarrëveshja kryesore që kisha me të”, ka thënë Kurti.
07:43 – Kurti: Kompromisi për targat për fillimin e negociatave për normalizim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij për gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka thënë se Kosova do të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor.
Në intervistën e shumëpërfolur të kryeministrit Albin Kurti ka bërë të njohur se Kosova do të jetë në mesin e shteteve të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë që do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim.
Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
Gjithashtu Kurti foli rreth marrëveshjes së fundit më Serbinë ku anulua zbatimi për implementimin e fazës së dytë të vendimit për targat, që përfshinte dënimin e shoferëve më targa ilegale KM.
E si shkëmbim për këtë, Serbia ra dakord të ndalojë lëshimin e targave ilegale KM, SRB etj.
Qëllimi i kompromisit të fundit në “krizën e targave” ishte që Serbia dhe Kosova të fillonin shpejt negociatat “për një normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
“Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për penalizimin e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Këtë e bëmë jo vetëm për të de-përshkallëzuar, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të negociatave për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.
Kurti tha se “Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit”.
“Megjithatë, çfarëdo që të thotë Kurti, për momentin është fakt që edhe BE-ja edhe SHBA-ja insistojnë që asociacioni i komunave serbe në Kosovë është i domosdoshëm. “Si kreu i qeverisë së një vendi të vogël, a dëshiron ai të injorojë aleatët e tij më të rëndësishëm? Lojë e rrezikshme” ka shkruar gazetari i kësaj interviste, Michael Martens.
Duke iu përgjigjur kësaj, ndër të tjera, Kurti tha “Pasi të flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe, por jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.”
Temat e tjera të intervistës kishin të bënin me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarë për politikën e jashtme të Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron, në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Back to top button