Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në mbledhjen e sotme të Qeverisë  tha se është ndjerë  i ofenduar nga pjesa e fjalimit të Kurtit ku ai iu drejtua LDK-së si regjimi i vjetër.

“Ne, një pjesë e madhe e kabinetit, përfaqësojmë një kulturë dhe forcë politike me krenari, pra LDK-në. Çdo lëvdatë për punën tonë është lavdatë për LDK-në, dhe çdo fyerje ndaj LDK-së, është edhe fyerje ndaj nesh. Unë u ndjeva i ofenduar nga pjesa e fjalimit që ofendoi LDK-në.  Përderisa përfaqësojmë qeverinë e Kosovës, përfaqësojmë çdo qytetar. Ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë partiake”, tha ai.

Reagon #LumirAbdixhiku: U ndjeva i ofenduar

Reagon #LumirAbdixhiku: U ndjeva i ofenduar

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020

Por, përveç Abdixhikut reagoi edhe ministri në detyrë  i bujqësisë, Besian Mustafa, i cili tha se gjatë kohës sa LDK-ja është në Qeveri nuk ka bërë politikë, por ka punuar.

“Si ministra të LDK-së nuk kemi bërë politike por kemi dhënë maksimumin e tonë. Jam krenar që jam në LDK dhe i tillë do të mbetëm”, ka thënë ai.

#Reagon edhe #Mustafa: Ne të #LDK-së nuk kemi bërë #politkë, por kemi dhënë #maksimumin

#Reagon edhe #Mustafa: Ne të #LDK-së nuk kemi bërë #politikë, por kemi dhënë #maksimumin

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020

Në këtë mbledhje dhe ministrja e arsimit në detyrë Hykmete Bajrami, reagoi pas deklarimeve të Kuritit, ajo i bëri thirrje Kurtit që t’i lejojë ata që të kryejnë punën e tyre. /21Media

#HykmeteBajrami- Na është kërkuar nga Isa Mustafa që në këtë kohë pandemie të vazhdojmë punën, mos të bëjmë politikë

#HykmeteBajrami- Na është kërkuar nga Isa Mustafa që në këtë kohë pandemie të vazhdojmë punën, mos të bëjmë politikë

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020