Kurti lexon rezolutën: Votimit jashtë zyrës ndërlidhëse është jashtë ligjeve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kushtetuta e Kosovës përcakton se të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit.
Kreu i Qeverisë në seancën e jashtëzakonshme për referendumin serb tha se votimi mund të bëhet përmes zyrës ndërlidhëse ose postës duke shtuar se nuk po ia cënon askujt të drejtën e votës.
Kurti ka paraqitur rezolutën për votim me arsyetimin për ta bërë të qartë qëndrimin kundër që të mbahet referendumi serb në Kosovë, të të gjithë spektrit politik të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.
78 deputetë po diskutojnë një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për një referendum të shtetit të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar mbajtjen e këtij referendumi në territorin e Kosovës duke e quajtur shkelje të rendit kushtetues të Kosovës./21Media