Kurti: Marrëveshja s’do të jetë e lehtë, unë jam student i Demaçit e Vuçiq i Sheshelit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë lehtë, por se “duhet t’i jepet shanc dialogut”.
“Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet Kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka thënë Kurti./21Media

Back to top button