Kurti thirrje për respektim të masave

Kurti thirrje për respektim të masave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Pushtetit Loka, Emilia Rexhepi, kanë qëndruar në Prizren ku janë takuar me kreun e kësaj komune, Mytaher Haskuka, për t’u informuar rreth gjendjes me COVID-19.

Në daljen para mediave, Kurti apeloi sërish qytetarët që të respektojnë të gjitha masat, pasi parandalimi është arma e vetme dhe se nuk mund të llogarisim në sektorin tonë të shëndetësisë.

Kurti tha se duhet të tregohemi të disiplinuar në mënyrë që nga kjo krizë shëndetësore të dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë.

Kurti përgëzoi edhe Haskuken për punën e bërë me Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit.

 

Haskuka tha se kryeministrin Kurti e ka njoftuar për zbatimin e masave karshi COVOD-19, si dhe për punën që po bëhet në parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

Haskuka premtoi vazhdimin e implementimit të të gjitha masave të dhëna nga qeveria me qëllim të luftimit të koronavisurit.

Si udhëheqës i prizrenasve ai kërkoi nga ta mirëkuptim dhe respektim të masave më qëllim të parandalimit të pandemisë.

 

Kurse, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi, tha se virusi nuk zgjedh fe, parti e kombësi, duke ftuar qytetarët pa dallim që të respektojnë të gjitha masat e qeverisë./21Media