Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar burgun e Prishtinës, konkretisht qelinë ku mbahej Ukshin Hoti, ku ka thënë se të gjithëve na dhimbset profesori, por më shumë duhet të na dhimbset vetja që kemi mbetur pa të.

Kurti në 21 vjetorin e zhdukjes së Hotit, ka thënë se nuk mund të gjejmë një personalitet të shumanshëm në historinë kombëtare sikur Ukshin Hoti.

Edhe diplomat edhe i burgosur politik, edhe profesor edhe protestues, edhe kryetar i subjektit politike edhe shkencëtarë, edhe tribun edhe intelektual, edhe funksionar edhe disidentë”, tha kryeministri në detyrë.