Kurti mirëpret nxënësit e Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” në hapsirat e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapsirar e ndërtesës së Qeverisë ka mirëpritur një grup nxënësish të Shkollës Fillore “Ismail Qemaili.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Kureshtjes dhe interesimit të shfaqur gjatë takimit nga nxënësit e vegjël, kryeministri Kurti iu përgjigj duke ndarë me nxënësit kujtime nga fëmijëria e tij, si dhe përvoja nga jeta profesionale në pozitën e Kryeministrit të Kosovës.

“I lumtur, e sidomos kur njerëzit e tjerë bëhen të lumtur që po ju ndihmoj dhe shërbej si kryeministër i Republikës së Kosovës”, u shpreh Kurti në pyetjen se si ndihet në pozitën e kreut të Qeverisë.

Nxënësit i kanë dhuruar kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre.

“Fëmijët e klasës së parë të shoqëruar nga mësuesja Filloreta Mustafa Dërmaku, falënderuan kryeministrin Kurti për mundësinë dhe kohën për t’u takuar, derisa nxënësit përveç momenteve të këndshme e gazmore, i dhuruan kryeministrit edhe një punim arti të realizuar nga dora e tyre”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, nxënësit kanë vizituar ndërtesën e Qeverisë duke përfshirë edhe sallën e mbledhjeve të kabinetit qeveritar dhe Qendrën për Media./21Media

Back to top button