Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sonte yhvilloi një bisedë live në Instagram me tenorin e famshëm Ramë Lahaj.

Në këtë bashkëbisedim, dyshja kanë folur për kulturën në vendin tonë si dhe arritjet e artistëve në skenat ndërkombëtare, shkruan rtv21.tv

Ramë Lahaj, gjatë kësaj interviste tha se i ”vjen turp nga kolegët e tij që Kosova nuk e ka një teatër të operës, apo një teatër drame”.

Në anën tjetër, Kurti theksoi se në programin e tij qeverisës është në plan që institucionet e artit të kenë një buxhet vetjak dhe të qëndrueshëm mos të jenë linja buxhetore në kuadër të ministrisë së kulturës./21Media