Qeveria në detyrë e kryeministrit Albin Kurti, sot ka mbushur njëqind ditë të punës së saj.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti ka përmendur disa nga pengesat që kanë hasur gjatë 100 ditëve të Qeverisjes.

“Në këto 100 ditë ku morëm gati 200 vendime kishim edhe 100 pengesa. Një pandemi të padëshiruar e cila vazhdon të kërcënoj jetët e qytetarëve, një president të frustruar që vështirëson e sfidon çdo ditë punën e Qeverisë dhe një opozitë që në mes të një pandemie globale u angazhua që të rrëzoj Qeverinë…”, ka thënë Kurti./21Media

#Kurti: Në këto #100ditë i kishim #100pengesa… pandeminë, presidentin, opozitën…

Gepostet von RTV21 am Mittwoch, 13. Mai 2020