Kurti në Vjenë: Autori që kreu gjenocid ndaj shqiptarëve vepron si viktimë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, foli për krimet e serbëve të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës.
Ai tha se nën një poligon qitjeje të policisë në periferi të Beogradit, në Batajanicë, jo larg “Sheshit të Republikës” së Beogradit, trupat e më shumë se 744 shqiptarëve janë gjetur në një varr masiv, të cilët janë varrosur në Kosovë, pastaj janë zhvarrosur dhe transportuar në Serbi për rivarrim të fshehtë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës. Midis këtyre trupave, siç deklaroi Kurti, kanë qenë 46 anëtarë të familjes Berisha; 14 prej tyre nën 15 vjeç, mes tyre dy foshnje dhe një grua shtatzënë.
Kryeministri potencoi se autori që ka kyer gjenocid vepron si viktimë.
“Pranë varrit masiv është ndërtuar një kishë e re ortodokse serbe. Deri më sot, në Serbi janë gjetur pesë varre masive, në Batjanicë, Rudnicë, Kizhevak, Peruqac dhe Petrovo Selo me gjithsej 950 trupa. Megjithatë, nuk ka një pllakë përkujtimore dhe as një shenjë të vetme që tregon se ka pasur një varr masiv në të gjitha këto vende. Sot, autori që kreu gjenocid vetëm pak më shumë se dy dekada më parë vepron si viktimë dhe mohon krimet.”, u shpreh Kurti, duke shtuar “Mohim i plotë. Por ne nuk harrojmë.”

Back to top button