Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një shkrimi në Twitter ka rikujtuar se dje u bënë 100 ditë punë të Qeverisë së tij. Kurti u shpreh se nuk do të ndalen së punuari dhe sipas tij, nuk do të ketë qeveri tjetër deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Nesër është dita 102, pastaj 103, 104 … Deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai në Twitter.

I pari i Qeverisë në detyrë ka shkruar se dje kanë bërë 100 ditët e para të qeverisjes dhe pavarësisht krizës shëndetësore, krizës ekonomike dhe krizës politike, ata nuk janë ndalur.

Gjatë kësaj kohe, ai thotë se, “janë marrë 200 vendime për ta çkapur shtetin, luftuar korrupsionin dhe për t’i ndalur humbjet financiare”.

“Pavarësisht një krize të shëndetësore të paprecedent, një krize kërcënuese ekonomike dhe një krize politike të panevojshme. Ne ishim të pandalshëm. Në 100 ditët e Qeverisjes i morëm 200 vendime për ta çkapur shtetin, luftimin e korrupsionit dhe ndalimin e humbjes financiare”, shkroi ai mes tejrash./21Media