I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për media ka treguar se çfarë po kërkon nga BE-ja, në kuadër të takimeve që po i zhvillon në Bruksel.

Kurti tha se po kërkon ndihmë nga BE-ja për programin qeverisës, në të gjitha fushat përfshirë këtu edhe në përpjekje për të luftuar pandeminë Covid-19, sidomos për vaksinat e reja për të cilat siç tha kryeministri “kemi shumë nevojë”

“Tashmë e dimë që do e kemi ardhjen e 95 mijë vaksinave të reja në maj dhe neve na nevojiten më shumë se kaq, dhe me partnerët po diskutojmë se si ti marrim më shpejtë vaksinat që të mund t’i kthejmë më vonë ato për shkak se jo vetëm për shëndetin publik të vendit tonë por edhe për ekonominë private është e domosdoshme ardhja e mërgatës gjatë verës, meqenëse jemi aq shumë të varur nga ta. Pra edhe për shëndetin edhe për ekonominë na nevojiten sa më parë sa më shumë vaksina dhe këtë e kam diskutuar edhe me kryeministrin belg dhe zyrtarët tjerë”, ka thënë Kurti duke u referuar në 95 mijë doza të vaksinave antiCovid të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit./21Media