Kurti ngushëllon familjen Delija

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Delija, e cila humbi dy anëtarë të familjes nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.
Shaban dhe Raza Delija disa ditë më parë humbën jetën në përmbytjet që përfshinë një pjesë të Gejrmanisë, ku mbetën të vdekur të paktën 160 persona dhe qindra të tjerë mbeten ende të zhdukur.
Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës,Kurti u ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në këtë fatkeqësi./21Media

 
 
 
 

Back to top button