Kurti: Nuk bëjmë dialog me Serbinë pa diskutuar në Kuvend me partitë opozitare

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se para se të nisë takimet me palën serbe në kuadër të dialogut, duhet të ketë dialog të brendshëm me partitë opozitare.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka theksuar se takimi për rifillim të dialogut është planifikuar të mbahet në qershor të këtij viti, por deri atëherë, ai tha se do të takohen njëherë me kryetarët e partive politike dhe do të diskutojnë në Kuvend.

“Do të kemi një darkë pune me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, më 18 maj. Takimi më 11 maj s’mbahet sepse mbahen vetëm takimet kur pajtohemi të gjithë dhe e kemi lënë që takimi i tillë të mbahet dikur në muajin qershor. Ditë përpara asaj date do të njoftoheni. Temat e diskutimit mund të vijnë në shprehje vetëm kur të pajtohen dy palët. S’ka tema që janë të vetëm njërës palë. Kemi gjëra të tjera para se të arrijmë aty”, tha Kurti.

Tutje kryeministri shtoi se Qeveria që udhëheq tashmë ka nisur punën për përgatitjen e padisë për gjenocid të Serbisë në Kosovë./21Media

Back to top button