"Lista e propozuar nga Kurti, dëshirë personale e tij"

“Lista e propozuar nga Kurti, dëshirë personale e tij”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka reaguar rreth planeve të paralajmëruara nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për përbërjen e ekipit politik të Kosovës gjatë negociatave me Serbinë.

Zyra për Informim e presidentit ka bërë të ditur se kryeministri në largim nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar për shkelje të “hierarkisë kushtetuese”,

”Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është kryeministër në largim i një qeverie në largim. Ai përveç që nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, me këtë qasje është duke e shkelur edhe hierarkinë kushtetuese.Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim’‘, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit/

Në njoftim gjithashtu thuhet se, lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar “mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”. /21Media