Kurti thotë se nuk është në dorën e qeverisë liberalizmi i vizave

Kurti thotë se nuk është në dorën e qeverisë liberalizmi i vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se edhe pse synimi i tij është që me samitin e Zagrepit të bëhet edhe liberalizmi i vizave, një gjë të tillë nuk mund ta premtojë.

“Unë jam politikani i parë i cili jam bërë kryeministër pa premtuar liberalizmi të vizave. Nuk e premtoj dot as tani sepse nuk është në dorën tonë.”, tha ndër tjerash Kurti.

Në anën tjetër Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka thënë se nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel pa u bërë liberalizmi i vizave për Kosovën./21Media