Kurti: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet

Kreu i VV-së Albin Kurti në takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje iu ka kërkuar anëtarëve që të fitojnë “edhe kampionatin edhe kupën”, duke aloduar për zgjedhjet lokale dhe qendrore.

Kurti është shprehur se zgjedhjet do të mbahen në 2025-n pasi “opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.

“Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2025 edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm për lojë ekipore e edhe shkëlqim individual. Jam i sigurt se bashkë me ju do t’ia dalim, Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitetin e demokraci më të fortë”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit, zgjedhjet do të mbahen e edhe do të shënohet 20-vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje

“Patjetër më 2025-n do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”, shtoi ai.

Back to top button