Kurti organizoi pritjen e fundvitit për përfaqësuesit e mediave
Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri, Albin Kurti, organizoi pritje për përfaqësuesit e mediave.
Në përmbyllje të punës për vitin 2021, në pritjen e organizuar në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kurti së bashku me stafin e Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarët për komunikim me publikun, shkëmbyen urimet me përfaqësuesit e mediave, gazetarët, kameramanët e fotografët që kanë përcjellë ngjarjet e Qeverisë gjatë këtij viti.
Duke shprehur bindjen për bashkëpunim të mëtejmë, Kurti u uroi përfaqësuesve të mediave mbarësi dhe suksese në vitin e ri 2022./21Media