Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Në mbledhjen e katërt të Grave për Vetëvendosje ,Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet.
Ai tutje ka thënë se pabarazia gjinore është trashëguar e mirëmbajtur, pasi kjo iu ka konvenuar burrave.
“Pabarazia gjinore ka shkaqe strukturore e historike, kjo lloj pabarazie na është trashëguar e më pas dhe mirëmbajtur. Ç’është e vërteta e kanë mirëmbajtur burrat kryesisht. Kjo pasi iu kanë përshtatur”, tha Kurti.
Kurti tutje ka shtuar se “Shteti e ka obligim që ta frenojë çdo diskriminim pa përjashtim, roli i qeverisë sonë ka qenë dhe është që t’i mbrojë gratë”.