Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur sot në një konferencë virtuale para studentëve të Universitetit të Harvardit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se papunësia dhe krimi e korrupsioni janë dy probleme me të cilat u përball kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës.

Kurti ka folur për masat që kanë ndërmarrë si qeveri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai ka thënë se programi qeverisës është i organizuar në bazë të dy prioriteteve, drejtësinë dhe krijimin e vendeve të punës.

Si pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, Kurti ka përmendur shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike për shkak të miliona humbjeve në këto ndërmarrje.

Kurti tutje ka thënë se hapja e vendeve të punës është prioritet i qeverisë që ai drejton, përfshirë edhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ai ka përmendur se Kosova ka popullsi të re dhe si e tillë ka kushte të mira për tërheqjen e investimeve të huaja, ndonëse e pranoi se në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë.

Kurti theksoi se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se dialogu duhet të vazhdojë. Në këtë drejtim ai ka përmendur ekipet që ka formuar për që të qenë pjesë e këtij procesi.

S’ka dialog me harta në tavolinë, s’ka president rreth hartave. Rezultati final i bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke”, ka thënë kryeministri në detyrë Albin Kurti.