Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe diplomatin amerikan Matthew Palmer mbrëmë diskutuan lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Këtë e bëri të ditur ambasadori Kosnett, përmes një postimi në Twitter ka shtuar se dialogu është thelbësor për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

“Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, sot Albin Kurti do të niset për Bruksel për takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë më 11 maj në Bruksel, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai e bëri njoftimin gjatë një konference për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili po qëndron në Bruksel. Por, për një takim të tillë Qeveria e Kosovës ka thënë të mos jetë e informuar. Madje është lënë e hapur edhe mundësia që pala kosovare të mos marrë pjesë, pasi sipas tyre, takimi nuk është koordinuar me të dyja palët./21Media