Kurti pas deklaratës së O’Brein: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë duke u rrezikuar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet  nga mediat lidhur me deklaratën e nihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, për Rregulloren e BQK-së, i cili është shprehur se me këtë veprim po vihen në pikëpyetje marrëdhëniet Kosovë – SHBA. Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë duke u rrezikuar.

“Republika e Kosovës nuk ka partner aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, ka thënë Kurti.

Ai shtuar se  kujdesen për mirëqenie të qytetarëve serbë.

“Unë jam kryeministri i cili nuk dëshiron që qytetarët të kenë më pak para por më shumë para. BQK i ka dërguar një letër Bankës Popullore të Serbisë shpresojmë se ata do të përgjigjen. Nuk është ndaluar dinari në Kosovë. Bëhet fjalë vetëm për dinarin si mjet pagese jo për dianrin që mund ta kenë qytetarët. Nuk dëshirojmë që të ndëshkojmë askë me kurrfarë masash mirëpo ta bëjmë këtë tranzicion ashtu që të legalizohet, formalizohet çdo transaksion financiar. Siç e dini në katër komunat në veri të Kosovës ekzistojnë katër degë të bankave komerciale ne iu kemi dhjetë banka komerciale në Kosovë, tetë janë të huaja dy janë të Kosovës dhe pesëmbëdhjetë institucione financiare jo bankare. Shkëmbimi është kollaj i mundshëm.”, ka deklaruar Kurti.

I pari i ekzekutivit  më tej ka shtuar se serbët e Kosovës nuk e refuzojnë euron, si dhe ka thënë se kjo nuk paraqitet si problem nga qytetarët serbë , por nga Berogradi zyrtar.

“ Mos harroni se 33 mijë pensionistë serbë për çdo muaj e marrin pensionin e Republikës së Kosovës në Euro. Nuk e kemi asnjë rast përgjatë gjithë kërtyre viteve ku dikush thotë nuk i marr se janë në euro, duam dinarë, Pra Euroja nuk ka refuzues. Gjithashtu nuk kemi asnjë rast kur dikush thotë ose dinarë ose asgjë. Pra euroja nuk ka refuzues e dinari nuk ka martir. Pas çlirimit më 1999 ne e kemi pasur markën gjermane, nga 1 Janari  i vitit 2002 e kemi euron evropiane askush nuk po thotë merreni Lekun e Shqipërisë ose valutën e re kosovare Dardan por Euron. Euroja është evropiane. Unë nuk besoj se qytetarët serbë janë ata që e shohin këtë problem, por natyrisht Beogradi zyrtar që s’na e pranon pavarësinë dhe nuk i pranon krimet e kryera para 25 vjetve në Kosovë që morën përmasat e gjenocidit është ai i cili sjell këso alarmimesh apokaliptike. Andaj do t’i japim kohë tranzicionit. Banka Qendrore e Kosovës udhëheq me hapat 10 pikësh edhe në do të japim kontributin tonë për zbatim sa më të lëmueshëm. Dhe si për BQK, për shtetndërtimin tonë demokratik, për sistemin tonë financiar ne jemi gjithashtu falënderues dhe mirënjohës SHBA-së që kanë kontribuuar përgjatë këtyre jo vetëm thjeshtë 16 vjetve të shtetit të pavarur por 25 vjetve të Kosovës së çliruar. Unë iu përgjigja me krejt çka di. “, ka deklaruar Kurti./21Media

Back to top button