Pas fitores së kandidatit të partisë së tij për kryetar të Podujevës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se në takimet që i kishin në Podujevë, qytetarët u thonin “T’kryme e ki”.

Sipas Kurtit, sot në Podujevë nuk është bërë zgjedhje por referendum.

“Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka shtuar se nuk ka fituar thjeshtë as Shpejtimi as lëvizja por kanë fituar të gjithë votuesit.

“Ne nuk po e marrim komunën ne po ua kthejmë juve komunën. Me siguri që të gjithë jeni gëzuar shumë, me siguri që festa nuk do të përfundoj sonte. Unë ju lus që të shpërndaheni në mënyrë të qetë”, ka thënë Kurti

Pasi i uroi qytetarët e Podujevës, Kurti ka kërkuar që të shpërndahen të qetë./21Media