​Kurti: Për 2 vjet qeverisje në Kosovë s’ka korrupsion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhje me kryetarët dhe sekretarët e qendrave të kësaj partie në Kosovë e mërgatë.
Në këtë takim, VV-ja bëri të ditur se është diskutuar situata politike e çështjet organizative të kësaj partie.
Sipas VV-së, gjatë qeverisjes së tyre që në mars bëhen dy vjet, “s’ka korrupsion, ka investime, reforma në sistemin institucional e përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”.
“Në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! gjithashtu është duke u punuar edhe në themelimin dhe konsolidimin e nënkomiteteve profesionale, në të cilat përfshihen profesionistë të fushave të ndryshme, që kontribojnë në skanimin, analizën, trajtimin dhe adresimin konkret të çështjeve që ndërlidhen me sektorët e veçantë e specifik në komunat përkatëse. Nënkomitetet profesionale në qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të janë shtyllë e rëndësishme e strukturimit të mëtejmë organizativ e politi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Back to top button