Kurti tregon për ofertën që i bëri Vuçiqit në Ohër

(Lajm i përditësuar)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që Bashkimi Evropian të dëshmohet si ndërmjetësues dhe të imponojë zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi ose të konstatojë moszbatimin apo shkeljet dhe të vë sanksione ndaj Serbisë për refuzim të zbatimit.

Në një konferencë për medie të mërkurën, Kurti tha se Serbia po shkel dakordimin për zbatimin e marrëveshjes.

Kurti dha detaje edhe për ofertën që sipas tij e ka refuzuar Serbia për Asociacionin.

“Kam bërë ofertën konkrete duke iu thënë se nëse pala serbe është dakord të pranojë tri shtylla bazike, kushtetutën e Kosovës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe qëndrimin e Brukselit dhe Uashingtonit për Asociacionin, atëherë unë do të isha i gatshëm që të nesërmen në mëngjes të dorëzoja statutit e Asociacionit mirëpo është refuzuar”, tha Kurti.

11:05 – Kurti për 2 vjet qeverisje: Shkatërruam 8 laboratorë droge dhe mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ‘mburrur’ sot me punën dy-vjeçare të qeverisjes së tij.

Para kabinetit qeveritar të mërkurën, Kurti ka renditur të gjtha sukseset që sipas tij, kanë ndodhur gjatë dy vjetëve.

Kurti tha se për dy vjet kanë shkatërruar 14 laboratorë droge, tetë prej të cilëve në veri, teksa tha se kanë mbyllur 16 rrugë ilegale që përdoreshin për kontrabandë në veri.

“Shkatërruam 14 laboratorë të drogës prej të cilëve tetë në veri, mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale, u sekuestruan rreth 2 tonë substancë narkotike, u sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë”, tha Kurti në mbledhjen e qeverisë.

Në dyvjetorin e marrjes së detyrës, Kurti ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e tij ka pasur ‘ringjallje’ dhe ‘rikthim’.

“Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7 për qind. Për dy vite buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 700 milionë euro, këto pa ndryshim të politikave fiskale. Por, vetëm si rezultat i qeverisjes së mirë”, është shprehur ai.

Kryeministri ka përmendur edhe sfidat, pandeminë Covid 19, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button