Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptarët me rastin e festës së “28 Nëntorit”.

Ai përms një postimi në rrjetet sociale kujtoi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e po ashtu edhe daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast ai po ashtu uroi edhe që të akuzuarit e Gjyktës Speciale të dalin ballëlartë.

“Sot dua të uroj ditën e Flamurit edhe për bashkëveprimtarin tonë, Rexhep Selimin, i cili bashkë me Heroin Mujë Krasniqi e Daut Haradinajn, në 28 Nëntor 1997, paraqiti për herë të parë publikisht UÇK-në. Uroj që ai dhe luftëtarët e tjerë të akuzuar të dalin ballëlartë e krenarë nga këto gjyqet më të reja e fort speciale.
Kruja, Vlora, Drenica. Por edhe Saranda e Podujeva, Mitrovica e Bajram Curri, Shkodra e Shkupi, Manastiri e Ulqini, Gjakova e Dibra, Presheva e Korça, Lezha e Ohri, gjithë bregdeti, malësitë, fushat e rrafshet, diaspora, Prishtina e Tirana. Çdo vend ku flitet shqip, çdo fshat e lagje që sot krenohet me flamurin e vet, janë Atdheu ynë, që nuk i përket vetëm historisë, por mbi të gjitha i përket të ardhmes e atyre vajzave e djemve që ende nuk kanë lindur.”,ka shkruar ndër tjerash Kurti në Facebook./21Media