Kurti në "Click"

Kurti në “Click”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u shpreh se për bindjen e tij ka një pazar të dakorduar mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për shkëmbimin e territoreve.

Kurti deklaroi se dy presidentët kanë krijuar një lidhje të shkurtër pa ndërmjetësues ndërkombëtar dhe se kjo është hera e parë që në vitin 2017-18 që u krijua një lidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Prej vitit 1989, udhëheqja e Kosovës dhe e Serbisë nuk kanë pasur lidhje të shkurtër pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Është hera e parë që në vitin 2017-18 kur krijohet një lidhje e tillë e shkurtër dhe aty pastaj gjithçka bëhet e mundur”, deklaroi ai ndër tjerash./21Media