Kurti për foton e Gjuriq me Biden: E ka takuar sa për foto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar fotografinë e Ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
Ai e ka cilësuar këtë si takim të shkurtë që është bërë vetëm për foto.
“Ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se për bisedë, Presidentin. Të gjtihë ambasadorët e akredituar në Ëashington D.C, iu bie ta bëjnë këtë gjë, prandaj besoj që është e padrejtë, e gabueshme dhe e dëmshme që të fryhet kjo gjë përtej domethënies protokollare që ka”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkohë ka përmendur se në maj do të realizojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në maj do të udhëtoj për në ShBA, për takime zyrtare atje. Do të takohem me politikanë, diplomartë, udhëheqës, por edhe me mërgimtarët, studentët dhe komunitetin e biznesit”, ka deklaruar Kurti./21Media

Back to top button