Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas vizitës që bëri në  Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Berlin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell.

Kurti tha se nuk është në kuptimin e plotë marrëveshje dhe sipas tij për  t’u shndërruar  për t’u shndërruar në një gjë të tillë.

“Ne e dimë versioni final të marrëveshjes që mua më është prezantuar me vonesë, pra atëherë kur edhe negocimi edhe draftimi kishin përfunduar. Mund të them që jemi për sa më shumë bashkëpunim rajonal, mirëpo ky bashkëpunim rajonal duhet t’i ketë parasysh dy gjëra themelore: e para, kushtetutshmëria e ligjshmëria e Kosovës  dhe e dyta është , rentabiliteti ekonomik. Pra, të gjitha bashkëpunimet tona të cilat përfshijnë bashkëpunimin ekonomik do të duhej të jenë të leverdishme dhe të qëndrueshme. Ajo nuk është një marrëveshje, por një shprehje e vullnetit, duhet të kalojë edhe shumë hapa të tjerë që të kthehet në marrëveshje, por jemi në kushte pandemie që ka ngrirë një varg aktivitetesh e procesesh, e duket që një prej tyre është edhe kjo”, tha Kurti./21Media