Ministrat nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë munguar në mbledhjen e parë fizike të Qeverisë në detyrë, në kuadër të fazës së tretë të masave të reja të lehtësimit kundër COVID-19.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes, tha se nuk i di arsyet se pse nuk ishin të pranishëm ministrat e LDK-së.

Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardh. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti./21Media