Kurti përkujton 24-vjetorin e rënies së martirëve Mahmut, Jakup dhe Ilir Caka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar sot martirët Mahmut, Jakup dhe Ilir Caka, në 24-vjetorin e rënies së tyre, për të cilët sot në Kaçanik është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore.
Nga zyra e kryeministrit është bërë e ditur se në pamundësi për të qenë i pranishëm sot në Kaçanik, Kurti u është drejtuar të pranishmëve me një letër, në të cilën ka theksuar ngritja e pllakës përkujtimore, është zotim ndaj kujtesës sonë si popull.
Ai, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka ritheksuar përkushtimin për kujtimin e të vrarëve në luftë, të historisë dhe të trashëgimisë së lavdishme.
“Sot kujtojmë rënien e tyre, që i mveshi ata me petkun e lavdisë së përjetshme. Jam i vetëdijshëm që dhembja dhe mungesa e më të dashurve tuaj sa vjen e shtohet, por gjithashtu, jam i bindur se jeni krenarë që më të dashurit tuaj ranë në rrugën e lirisë, dhe që krenaria e lehtëson dhimbjen tuaj”, është shkruar në letrën e Kurtit.