Kurti po pret ftesë nga Borrell për takimin e ardhshëm: Do të jem konstruktiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është duke pritur ftesë nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, për një takim të ardhshëm në Bruksel mes tij dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Nga data 18 gusht, takimet tona kanë strukturë të qartë, takimi zhvillohet në Bruksel, me ftesën e Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ndihmohet nga emisari i tij, Miroslav Lajçak, me pikën e parë të rendit të ditës; korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe pika e dytë është ‘çështjet aktuale’. Unë pres që të bëjmë dialog për marrëveshje dhe pres që së shpejti zoti Borrell të na ftojë, por kur do ta bëj ai këtë, natyrisht se varet prej vlerësimeve të tij. Nga ana ime, unë kam shprehur gatishmërinë, vullnetin, interesimin dhe do të jem konstruktiv, i përkushtuar e kreativ”, ka thënë Kurti për DW.
Marrëveshja finale, Kurti thotë se varet nga trysnia e ndërkombëtarëve mbi Beogradin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa njohjen reciproke në qendër.
“Të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Unë nuk them që njohja reciproke është e vetmja gjë që nuk mund të përfshijë marrëveshja, mirëpo duhet të jetë në qendër. S’mund të ketë normalizim pa njohje dhe po ashtu duhet të trajtojmë çështjen e pakicave”, ka deklaruar Kurti në një intervistë për DW.
Ai po ashtu ka thënë se varet nga nga trysnia e ndërkombëtarëve mbi Beogradin se a do të arrihet marrëveshja dhe kur do të ndodhë ajo.
Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Kurti ka thënë se presidenti serb e ka ka shkelur marrëveshjen e prillit të vitit 2013.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është marrëveshje të prillit 2013, që presidenti i Serbisë e shkeli me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar, ku i dërgoi letra Spanjës, Qipros, Sllovakisë, Rumanisë dhe Greqisë duke kërkuar që mos të pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, pra marrëveshjen me të dashur të tyre e kanë shkelur”, ka thënë Kurti.
Ai ka përsëritu qëndrimin e tij s enuk mund të ketë Asociacion një etnik.
“Nuk mund të ketë Asociacion një etnik. Asociacioni mund te jetë mbi pikëpamje zhvillimore, pa harruar që Kosova e ka një Asociacion të komunave. Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve, është kërkesë e Serbisë”.

Back to top button