Kurti pranon raportin 1 vjeçar të Institutit të Krimeve të Luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ku u mirëprit nga Drejtori Ekzekutiv Atdhe Hetemi, i cili prezantoi dhe dorëzoi raportin 1-vjeçar të punës së Institutit.
Kurti bashkë me ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, të shoqëruar nga drejtori Hetemi, vizituan edhe depon arkivore të IKKL-së.
“Unë sot erdha bashkë më ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila vet është e mbijetuar e masakrës së familjes Bogujevci, Duriqi e Xhemshiti në Podujevë dhe me këtë rast pash se si po ruhen materialet, planet për digjitalizimin e këtyre materialeve dhe dokumenteve, ku gjithsej, nëse do t’i rendisnim si foldera në këmbë, do të bëhej një seri e tyre e gjatë 189 metra apo e thënë ndryshe 15.8 tera bajt. Pra, 15.8 tera bajt informacion është grumbulluar gjatë këtyre nëntë muajve, ku bëjnë pjesë videoxhirime, audioxhirime, fotografi dhe gjithashtu tekste të ndryshme në një gjatësi pra 189 metra të këtyre folderëve po të renditeshin në këmbë, e të cilët mbahen të sigurt këtu”, ka thënë Kurti.
Kurti bëri të ditur se janë 67 burime prej nga është grumbulluar materiali e dokumentacioni