Kurti vazhdoi vizitat në komunën e Mamushës dhe atë të Rahovecit

Kurti vazhdoi vizitat në komunën e Mamushës dhe atë të Rahovecit

Në ditën e festës së komunitetit turk në Kosovë, 100 vjetorin e sovranitetit kombëtar të shtetit të Turqisë dhe festës së fëmijëve atje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot vizitoi Komunën e Mamushës, ku u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Abdülhadi Krasniç.

“Shumica e banorëve të komunës të cilën z. Krasniç e drejton i përkasin komunetit turk në Kosovë, përkatësisht 95%. Kjo komunë shquhet për veprimtaritë e saj bujqësore, për çka edhe njihet si “hambari i Kosovës”. Përpos shembullit të veprimtarive bujqësore, Komuna e Mamushës është edhe shembull në menaxhimin e situatës me pandeminë. Kjo komunë vazhdon të mos ketë asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.”, bëhet e ditur në komunikatën e Qeverisë.

Sipas Kryetarit Krasniç, komuna dhe qytetarët kanë zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Rahovcit, Smajl Latifi e njoftoi Kurtin atë mbi gjitha veprimet që komuna ka marrë me qëllim të parandalimit të infektimit me virusin Corona. “Këto masa kanë rezultuar të suksesshme duke qenë se Rahoveci deri më tani ka vetëm një të infektuar. Komuna ka themeluar Shtabin e Posaçëm Emergjent dhe nën shtabet në fshatra dhe lagje, po bën dezinfektimin e vazhdueshëm të objekteve publike, rrugëve, rrugicave si në fshatra ashtu edhe në lagje të komunave, dhe iu është përgjigjur menjëherë të gjitha masave dhe vendimeve të Qeverisë.”, bëhet e ditur më tutje në komunikatë.

Kryeminsitri në detyrë, Kurti, u premtoi se Qeveria në detyrë e Kosovës do të jetë afër komunave dhe në të njetën kohë i ftoi ato të vazhdonjë me respektimin e masave të qeverisë dhe këshillave të ekspertëve shëndetësorë, ashtu që, ta kalojmë këtë sfidë sa më parë./21Media