Presidenti ka paralajmëruar se nga e hëna do të nisi konsultimet me liderët e subjekteve politike

Presidenti ka paralajmëruar se nga e hëna do të nisi konsultimet me liderët e subjekteve politike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti  ka thënë se Presidenti para se të kërkojë kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve. Sipas tij kushtetua e parasheh që një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër.

“Para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë. Sepse ai duhet ta zbatojë Kushtetutën e jo ta interpretojë atë.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje ai ka thënë se ka dallim thelbësor ndërmjet situatës kur kryeministri dorëhiqet nga posti i tij dhe asaj kur Kuvendi voton mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

“Në rastin e parë kemi mungesë vullneti ose aftësie të vetëdeklaruar nga kryeministri i cili largohet. Në rastin e dytë qeveria dhe kryeministri janë në detyrë, nuk ka vakuum deri në zgjedhjet e reja, andaj edhe stabiliteti e funksionimi shtetëror nuk cënohen. Pra, në rastin e dytë e që është ky yni tani, nevojitet Kuvend i ri për qeveri të re.”, ka shtuar Kurti.

Ai po ashtu e ka krahasuar këtë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisjes aktuale me mocionet e viteve 2017 dhe 2017 “pas të cilave Presidenti shpërndante Kuvendin dhe shpalleshin zgjedhjet e parakohshme. Për më tepër, në vitin 2017 ishte po ky President që është tani, dhe, në atë kohë, ai nuk kishte dilemë se cila ishte rruga e duhur pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Konstitucionalizëm integral, jo voluntarizëm presidencialNeni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës së Kosovës…

Gepostet von Albin Kurti am Sonntag, 29. März 2020


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pas krijimit të rrethanave politike në vend, duke respektuar Kushtetutën, nga e hëna do të fillojë konsultimet me liderët e partive politike dhe do të prezantojë kriteret mbizortuese për themelimin e qeverisë së re./21Media