Kurti flet pas reagimit të presidencës

Kurti flet pas reagimit të presidencës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se reagimi i presidentit lidhur me ekipin negociator ishte i ngutshëm. Në “Click” në RTV21, Kurti deklaroi se me forcë nuk e merr askënd, megjithëse thekson se është një formacion shumë i mirë dhe presidenti ka nevojë të jetë pjesë e dialogut. Kurti theksoi se dialogun duhet ta udhëheqë kryeministri.

“Përfshirjen e presidentit në dialog e kam thënë shumë herë, ia kam thënë edhe në takim. Edhe i thashë që dialogun duhet ta udhëheqë kryeministri, tha secili prej nesh i ka kompetencat e përcaktuara me kushtetutë”, deklaroi Kurti./21Media