Pendarovski tregon arsyen e vizitës në Kosovë

(Lajm i përditësuar)
Pendarovski tregon arsyen e vizitës në Kosovë
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka treguar arsyen e vizitës së tij në Kosovë.
”Është një vizitë pune Qëllimi kryesor është që të takoj njerëzit tanë, ushtarët tanë në kuadër të misionit të KFOR-it në Pejë dhe natyrisht kur jam këtu në Kosovë duhet ta takoj kryeministrin dhe presidenten Osmani”, tha Pendarovski, përcjell rtv21.tv
I pyetur për situatën në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski tha se atje po përgatiten për zgjedhje.
”Ajo ka të bëjë me ligjin. Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe 100 ditët e fundit ne duhet të kemi një Qeveri “kujdestare”. Cdo gjë është planifikuar paraprakisht”, tha ai.
Kurti pret në takim Pendarovskin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ka filluar sot vizitën në Kosovë.
Pendarovski pritet nga Osmani
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osamni.
Pendarovski në ora 12:00 do takohet me Kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Nuk është paralajmëruar se do të ketë ndonjë deklarim për media pas takimit.
Pendarovski sot viziton Kosovën
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot do ta vizitojë Kosovën.
Pendarovskin në ora 11:00 do e pret në takim presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të zyrës së Presidencës, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
”Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë më së voni në orën 10:30. Vendi: Kabineti i Presidentes”, thuhet në njoftimin e Presidencës./21Media