Kurti: Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të Deçanit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni në Deçan.
Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri ka thënë për shkak të angazhimeve jashtë vendit nuk ka mundur të jetë në Deçan gjatë këtyre ditëve.
“Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes. Bashkëndiej brengën dhe shqetësimin tuaj dhe ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Komuna e Deçanit ka marrë vendim sot që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e kësaj komune./21Media
 

Back to top button