Sipas tij, me këtë Qeveria po përsërit gabimet nga e kaluara

Sipas tij, me këtë Qeveria po përsërit gabimet nga e kaluara

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se përmes platformës së dialogut, po e shfajëson presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se me këtë veprim, po përsëriten gabimet nga e kaluara.

“Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.”, ka shkruar Kurti.

Lidhur me platformën e dialogut, sot në orën 09:00 është paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, por është shtyrë për 15 minuta. Seanca është thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj./21Media