Kurti reagon për Pantiq: Si mund të lirohesh në arrest shtëpiak kur ke aktakuzë për terrorizëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli pas lirimit të ish policit- serb Dejan Pantiq tha se nuk është në dijeni të çështjes gjyqësore të tij.
“Ai ka statusin e të paraburgosurit por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm”, tha Kurti
Ai tha se kishte informacione se Pantiq ishte në grevë urie dhe kishte probleme me zemër andaj duhet të dërgohej në spital.
“A është e arsyeshme e vendos gjyqësori, pra është gjykatësi i procedurës paraprake me rastin e kërkesës përkatëse të prokurorit. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë e cili është ai gjyqtar që e aprovo.n”, tha Kurti./21Media

Back to top button