Kurti refuzon të përgjigjet kur pyetet për raportin me amerikanët dhe Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qëndruar në Klinikën e Urologjisë për të përuruar disa renovime.

I njëjti  kur është pyetur nga RTV21 për raportin e tij me amerikanët dhe presidenten Vjosa Osmani ka refuzuar të përgjigjet Ai është arsyetuar duke thënë se aty gjendet për tjera arsye.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë dhe kam përshtypjen që kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Pas këtu do të shkoj në Malishevë dhe atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera”, ka thënë ai./21Media

Back to top button