Kurti dënon dhunën në familje

Kurti dënon dhunën në familje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dënuar rritjen e rasteve të dhunës në familje në kohën e izolimit kur vendi po përballet me luftën kundër Covid-19.

Këtë, Kurti e ka bërë përmes një video mesazhi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka theksuar se dhuna duhet të raportohet dhe institucionet përgjegjëse duhet të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve.

Kryeministri në detyrë porositi të gjithë qytetarët të rrijnë edhe paqësorë përveçse në shtëpi, në këtë kohë pandemie.

 

Kujtojmë se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 2 raste të dhunës në familje./21Media