Kurti: Serbia të mbahet plotësisht përgjegjëse për sulmet në veri

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri.
“Këto armë dhe pajisje të gradës ushtarake, të kapura në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të ditës së djeshme, nuk lënë vend për dyshime: Autorët e krimit vepruan jo vetëm, por me mbështetje të shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.
Gjithashtu Kurti ka postuar listën me të gjitha armët që janë konfiskuar në veri si dhe disa fotografi të tyre./21Media
These military-grade arms & equipment—seized in @Kosovo_Police‘s anti-terror operation after yesterday’s attack—leave no room for doubt: The perpetrators acted not alone but w/ state backing. Serbia must be held fully accountable for sponsoring terrorist violence on 🇽🇰 territory. pic.twitter.com/hbFHiV1rMe
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023