Kurti: Shteti është më i pavarur dhe më i zhvilluar se kurdoherë

(Lajm i përditësuar)

Kurti: Shteti është më i pavarur dhe më i zhvilluar se kurdoherë

Në fjalimin hyrës në mbledhjen e Qeverisë Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet e shteti po bëhet më i zhvilluar.

“Ekonomia e vendit tonë sivjet do të jetë pesë herë e gjysmë më shumë se në vitin 2000. Pas më pak se 25 vjetëve, ekonomia është rritur pesë herë e gjysmë. Krahasuar me vitin që u shpall Pavarësia, bruto produktin vendor do ta kemi gati tre herë më të madh. Krahasuar me katër vjet më herët, e kemi sivjet 50 për qind më të lartë bruto produktin vendor. Qytetarët janë më të lirë, shteti është më i pavarur dhe më i zhvilluar se kurdoherë më parë, demokracia është përherë më e shëndoshë e qeverisja po bëhet përherë e më e mirë. Çlirimi, sakrifica gjithëkombëtare ndërgjenerata, Pavarësia, ia kanë vlejtur sot, si në aspektin e ekonomisë, ashtu edhe demokracisë. Puna jonë vazhdon”, ka thënë Kurti.


Kurti mbledh kabinetin qeveritar

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është paraparë të mbahet sot në orën 10:00.

Njoftimin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit. Në rend të ditës do të shqyrtohen disa projektligje dhe propozim-vendime.

Rendi i ditës është si në vijim:

Back to top button