Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, kryeministri Kurti uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Ai falënderoi myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre për shoqërinë dhe vendin, theksohet në njoftim.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi kryeministrin për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mira për vendin. Ata diskutuan për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Back to top button